Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Japoninë, plagosen mbi 20 persona

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 10:15 | Bota

Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Japoninë, plagosen mbi 20 persona

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 goditi Japoninë mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar më shumë se 20 të plagosur në prefekturat Aichi dhe Shizuoka.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra ishte e vendosur në Shizuokën perëndimore, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash .

Sipas mediave lokale ky ishte tërmeti ishte më i rëndë që ka goditur Aichin në rreth tre dekada.

Sipas operatorit të saj, Chubu Electric Power Co, nuk u zbuluan anomali në centralin bërthamor Hamaoka në Shizuoka.

Tërmeti i detyroi autoritetet të pezullojnë disa shërbime lokale hekurudhore.

Japonia, e cila ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit dhe direkt në majë të katër pllakave kryesore tektonike, është një nga vendet më sizmikisht aktive në botë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos