
Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 39 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore në një fshat pranë kryeqytetit të Jemenit, Sana’a.
Sipas agjencisë Houthi Saba, sulmet u kryen nga Arabia Saudite, ndërsa shumica e viktimave raportohet të jenë gra dhe fëmijë.
Ndërkohë, ushtria amerikane njofton se ka goditur dhe çaktivizuar një anije tregtare, e cila tentoi të thyente bllokadën amerikane ndaj Iranit.
Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, me Iranin që ka paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj infrastrukturës në Gjirin Persik (A2 Televizion)