Pas humbjes 3-0, Salah dhe Mane rikthejnë në “shina” Liverpool-in

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 15:23 | Futboll

Nuk kishin regjistruar asnjë humbje deri një javë më parë, kur u mundën 3-0 nga Watford, por Liverpool-i e nisi keq edhe ndeshjen ndaj Bournemouth-it.

Miqtë shënuan pas 9 minutave në “Anfield”, por Salah dhe Mane rikthyen më tej “The Reds” të fitorja.

Në minutën e 25, Salah mori një top nga Mane dhe me një lëvizje të bukur brenda zonës, arriti të mposhtë portierin kundërshtar. Vetëm 8 minuta më pas, ishte radha e Mane të shënonte, pas një gafe të mbrojtësit kundërshtar.

Edhe pse dominuan dhe krijuan shumë raste në vazhdim, ky takim u mbyll 2-1 për skuadrën e Klopp, e cila tashmë shkon në kuotën e 82 pikëve në Premier League, me një diferencë prej 25 pikësh nga Manchester City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos