"Fatkeqësia më e madhe", Erdogan shpall gjendjen e emergjencës në 10 provincat e goditura nga tërmeti

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 14:20 | Bota
"Fatkeqësia më e madhe", Erdogan shpall gjendjen e

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se tërmetet që goditën Turqinë herët të hënën dhe vranë më shumë se 3000 njerëz ishte "fatkeqësia më e madhe" që ka goditur ndonjëherë vendin.

Ai njoftoi gjithashtu se një gjendje e jashtëzakonshme tre-mujore ishte shpallur në 10 provincat e goditura më keq nga tërmetet vdekjeprurëse.

Rreth 54,000 tenda dhe 102,000 shtretër janë dërguar në rajonet e goditura nga tërmeti dhe 5,000 punonjës shëndetësorë.

Presidenti vuri në dukje se, afro 1 mijë autoambulanca, 241 ekipe të ekipeve mjekësore kombëtare (UMKE) u drejtuan dhe emëruan në zonat e goditura nga tërmeti.

“I ftoj qytetarët tanë dhe botën e biznesit që duan të ndihmojnë në shërimin e plagëve të tërmeteve, të dhurojnë në llogaritë e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD),” kërkoi Erdogan gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/termet-i-forte-shkund-greqine-243-paslekundje-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/07/solidaritet-mbarepopullor-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-turqi-ndihma-dhe-mesazhe-emocionale/
https://a2news.com/2023/02/07/termeti-ne-turqi-foshnja-2-muajshe-nxirret-e-gjalle-nga-rrenojat-pas-29-oresh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos