Pas tërmeteve në Kahramanmaraş, po mblidhen ndihma nga e gjithë Turqia për t'u dërguar në zonat e prekura më së shumti, që kanë lënë më mijëra qytetarë jashtë në të ftohtë.
Së bashku me këto ndihma, qytetarët dërguan edhe mesazhe emocionale për viktimat e tërmetit.
“Shpresojmë t’ju kemi bërë sadopak të lumtur”.
“Ne jemi gjithmonë me ju. Shpresoj që lodrat e mia t’ju bëjnë të lumtur sadopak”.
“Po ju dhuroj dhe uroj t’ju mbajnë ngrohtë çorapet që dëshmori im nuk mund t'i vishte”.
"Të gjitha lutjet e mia janë me ju. Unë po ju dërgoj këtë kuti ndihme nga Antalia. Shpresoj se kam qenë e dobishme. Ju nuk jeni vetëm. Ne do t'ju ndihmojmë me aq sa mundemi". (A2 Televizion)
Mesazhet e qytetarëve për të prekurit nga tërmeti




