Thirrja dëshpëruese nën rrënoja pas 30 orësh e babait: Më nxirrni të shpëtojmë fëmijët

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 12:25 | Bota

Tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë gjatë së hënës kanë prekur 10 provinca në Turqi. Më shumë se 10 mijë persona, pjesë e grupeve të kërkim-shpëtimit, janë duke punuar në terren personave të mbetur nën rrënoja.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 orë nga tërmeti i parë i fuqishëm 7,8 rihter shpresat janë të mëdha për të nxjerrë të gjallë shumë persona të bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Një rast i fundit vjen nga provinca e Hatay-t, një nga më të prekurat nga tërmeti. Teksa ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin mbi rrënoja, kanë dëgjuar zërin e një babai, i cili ka kërkuar dëshpërimisht ndihmë të nxirret për të shpëtuar më pas fëmijët e tij. “Nëse më nxirrni, unë di ku janë fëmijët dhe mund t’i shpëtojmë”, ka thënë ai.

Aktualisht, me dhjetëra persona janë duke punuar në ndërtesën e shembur, por ende nuk kanë arritur të nxjerrin të nxjerrin të bllokuarit. Deri në mesditë, më shumë se 5 mijë persona janë konfirmuar të vdekur, por ekziston frika se ky numër mund të rritet ndjeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos