Fatos Tushe përjashtohet nga PS, Rama mesazh të fortë kryebashkiakëve: Vërini gishtin kokës

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 12:18 | Politikë
Fatos Tushe përjashtohet nga PS, Rama mesazh të fortë

Kryeministri Rama deklaroi përjashtimin nga Partia Soacialiste të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili është arrestuar për shpërdorim detyre. Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama tha se korrupsioni e ryshfeti nuk ka ngjyrë politike dhe kjo masë do të rishikohet nëse ai do të dalë i pafajshëm nga drejtësia. Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se të akuzuarit dhe të pandehurit nuk do të kenë kurrë mbrojtje nga PS.

“Arrestimi i Tushe dhe bashkëpunëtorëve të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund të gjykimit, por nuk është detyra ime dhe PS-së që të kërkojnë pafajësinë e tyre është puna e avokatëve të të pandehurve dhe ky është rasti për t'u përsëritur ju dhe gjithë të tjerëve që kanë marrë besimin e shumicës sonë se PS-ja nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por fuqia e popullit për shërbyer Shqipërisë dhe jo të pandehurve dhe të akuzuarve në radhët  e veta. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk ka ngjyrë politike dhe janë e zeza llumi me të cilin ne do përballemi për të reformuar Shqipërinë, do të ndërtojmë shtetin e së drejtës dhe të refuzojmë çdo mbrojtje dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku do ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullin jo shembullin e forcës. Kryebashkiaku i Lushnjës shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga PS-ja. Masa që do rishikohen nëse do të dalë i pafajshëm nga drejtësia”.

https://a2news.com/2021/07/09/rama-me-kryebashkiaket-ne-rastet-e-dyshimeve-per-tendera-korruptive-do-te-perballeni-me-spak-un/

Masa ndaj Tushes është edhe një arsye për t’u përcjellë mesazhin të gjithë kryebashkiakëve socialistë në vend që të vetëdijësohen dhe të trefishojnë performancën në këtë mandat të tretë qeverisës.

“Ne i marrim këto masa për të dhënë një mesazh të qartë për ata që janë përgjegjës për taksat e shqiptarëve në çdo nivel. Kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, shkel të drejtën e barazisë në konkurrencë është thjesht i vetëm me avokatin personal përballë drejtësisë. Arsyeja themelore pse iu thirra është që të gjithë t’i vini gishtin kokës, të kuptoni që mandati 3 kërkon përkushtim të trefishtë para popullit, vetëdijësim të trefishtë për performancën e qeverisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos