“Qytetarët nuk kanë besim te Policia e Shtetit”, Dervishi: 14 persona në Shqipëri bëjnë rokadë me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 22:43 | Politikë
“Qytetarët nuk kanë besim te Policia e Shtetit”, Dervishi:

Analisti Lutfi Dervishi komentoi në Absolut 4 deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend, por edhe në lidhje me lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Dervishi u shpreh se ngjarjet e rënda janë shumë domethënëse dhe se aktualisht e vetmja gjë që nuk gëzon policia është besimi i publikut.

“Është reflektim, realiteti është kokëfortë. Ngjarjet e rëndë që kanë ndodhur janë shumë sinjifikative. Thuhet se policia gëzon besimin e publikut, por sot e vetmja gjë që nuk gëzon policia është besimi i publikut. Nëse drejtuesit e policisë kapen duke gënjyer, nëse bie besimi i publikut te policia nuk mund të kesh sukses. Rendi nuk mbahet nga policia, por mbahet nga publiku. Këtë nuk po e adresojnë dot, nuk po e kuptojnë dot. Janë 14 persona në Shqipëri, të cilët bëjnë rokadë me njëri-tjetrin dhe pavarësisht problemeve të qyteteve lëvizin në mënyrë paralele”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos