“S’ka evakuime pas 31 gushtit”, talebanët nuk lejojnë më shtetasit afganë në aeroport

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 16:17 | Bota
“S’ka evakuime pas 31 gushtit”, talebanët nuk

Talebanët nuk do të lejojnë zgjatjen e operacionit të evakuimit nga Afganistani përtej 31 gushtit. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i lëvizjes militante Zabihullah Mujahid tha se ka kohë të mjaftueshme për të larguar nga vendi të gjithë shtetasit e huaj para fundit të muajit.

Sakaq, ai theksoi se talebanët nuk e mbështesin largimin e shtetasve afganë. Zëdhënësi njoftoi se nuk po lejonin më qytetarë afganë të shkonin në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike atje. Militantët I kërkojnë turmave të grumbulluara pranë zonës, të shkojnë në shtëpi.

“I kërkojmë amerikanëve. Mos i inkurajoni afganët të ikin. Ne na duhet talenti i tyre”, tha Mujahid.
Më herët, mediat amerikane zbuluan se bashkëthemeluesi i levizjes dhe lideri politik, Abdul Ghani Baradar ishte takuar të hënën në Kabul me drejtorin e CIA-s William J. Burn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos