Favorizuan fituesin në tenderin e spitalit të Elbasanit, SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 të pandehurat

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 10:39 | Kronikë
Favorizuan fituesin në tenderin e spitalit të Elbasanit, SPAK

SPAK kërkon nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin e dënimit dhe lënien në 2 vjet shërbim prove për të pandehurat Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Të treja akuzohen për "shkelje të barazisë në tendera". Ato kanë qenë anëtare të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera me vlerë 5 milionë dhe 15 milionë lekë të vjetra për spitalin e Elbasanit.

Sipas SPAK, ato kanë favorizuar operatorin fitues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos