Lihen në burg dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kur vrau nënkomisar Saimir Hoxhën

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 09:54 | Kronikë
Lihen në burg dy të rinjtë që shoqëronin Aldi

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën e arrestit me burg pa afat për dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën ditën kur qëlloi për vdekje me armë nënkomisar Saimir Hoxhën.

Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit, të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

https://a2news.com/2021/09/29/vrasja-e-nenkomisar-hoxhes-a2-cnn-siguron-pamjet-e-perplasjes-me-arme/

Aldi Rama ekzekutoi me armë oficerin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, më 28 shtator. Pas kryerjes së vrasjes, ai arriti t’i shpëtojë ndjekjes së Policisë për disa orë, duke u fshehur në një zonë pranë vendit të ngjarjes. I rrethuar nga Forcat Speciale, ai nuk pranoi të dorëzohej, por qëlloi veten me të njëjtën armë dhe ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/29/rindertimi-i-vrasjes-si-levizi-21-vjecari-pasi-qelloi-mbi-efektivin-saimir-hoxha/
https://a2news.com/2021/10/01/theu-arrestin-e-shtepise-per-nipin-gjykata-kthen-ne-burg-xhaxhin-e-aldi-rames/

A2 CNN Livestream

Latest Videos