FBI shmang sulmin e hakerave ushtarakë rusë

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 07:29 | Bota
FBI shmang sulmin e hakerave ushtarakë rusë

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrik Garland, njofton se FBI-ja ka arritur të pengojë një sulm të madh kibernetik rus duke marrë nën kontroll mijëra ruterë dhe “firewall” në duart e hakerëve ushtarakë rusë.

Sipas disa burimeve për mediat amerikane, operacioni, i cili u zhvillua javët e fundit, është përkufizuar si parandalues.

Qëllimi i FBI-së ishte të parandalonte përdorimin e pajisjeve të komprometuara për të krijuar një "botnet", një rrjet kompjuterësh të infektuar me viruse të përdorura për të bllokuar serverë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos