FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët: Do marrin dozë më të vogël

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 07:26 | Bota
FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët: Do marrin dozë

Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi së fundmi aplikimin e vaksinës së kompanisë Pfizer dhe Biontech dhe te fëmijët e moshës nga 5-11 vjeç.

Megjithatë, të miturit do të marrin një dozë më të vogël të vaksinës që do të bëhet me dy injektime me distancë 3 javë.

Ky vendim i FDA prek mbi 28 milionë fëmijë amerikanë dhe tashmë pritet dhe miratimi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve që procesi i vaksinimit të nisë brenda javës së ardhshme.

Disa ditë më parë, Pfizer publikoi të dhëna të reja sa i përket vaksinës së saj anti-covid, sipas të cilave ka rezultuar se ajo është rreth 90% efektive te fëmijët edhe për të miturit e moshave nga 5 deri në 11 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos