Federata Franceze e Futbollit zgjedh presidentin e ri

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 11:59 | Futboll
Federata Franceze e Futbollit zgjedh presidentin e ri

Philippe Diallo është zgjedhur zyrtarisht president i Federatës Franceze të Futbollit.

Diallo ishte drejtuesi i përkohshëm i FFF pas dorëheqjes së ish-presidentit Noel Le Graet, por mandatin e tij përfundonte.

Për këtë arsye u mblodh dhe Asambleja e Përgjithshme e Federatës, e cila zgjodhi me 91% të votave Diallo për të drejtuar futbollin francez.

“Ky votim ishte një vlerësim shumë i madh për mua. Është gjithashtu një përgjegjësi e madhe pas disa muajsh të vështirë që kemi kaluar”, u shpreh Diallo pas zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos