Fëmija goditet nga rrufeja në det, shpëton mrekullisht

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 14:04 | Bota

Pamje të tmerrshme janë filmuar në plazhin e Barrack Point në Australi, aty ku një djalë 8-vjeçar është goditur nga rrufeja teksa ishte futur në det.

Djali iu afrua bregut fillimisht së bashku me prindërit e tij dhe vëllanë e vogël. Pak çaste më vonë, teksa ai ishte futur në ujë, goditet nga rrufeja. Mësohet se familja është nga Anglia dhe kishte mbërritur në Australi një javë më parë për pushime.

8-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nga ku mjekët kanë bërë me dije se ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos