
Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund t’i përqafojnë sërish gjyshërit në Zvicër.
Në një rishikim të udhëzimeve për frenimin e pandemisë, autoritetet shëndetësore në këtë vend thanë se shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë virusin.
Daniel Koch, shef i sëmundjeve infektive pohoi se shumë gjyshër jetojnë për të parë nipërit dhe mbesat dhe kjo është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.
Sipas tij, nuk janë fëmijët që përbëjnë rrezik për të moshuarit, por prindërit e tyre. E megjithatë, rekomandohet që takimet të jenë të shkurtra.
Zvicra është një prej shteteve evropiane që ka filluar të lehtësojë masat kufizuese. Këtë javë, qendrat e kopshtarisë dhe sallonet e bukurisë u lejuan të hapin dyert, ndërsa shkollat dhe dyqanet do ta bëjnë pas dy javësh. (A2 Televizion)