I shpëton COVID-19 dhe bëhet baba, partnerja e kryeministrit Johnson sjell në jetë një djalë

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 13:32 | Bota
I shpëton COVID-19 dhe bëhet baba, partnerja e kryeministrit Johnson

Lajme të mira vijnë nga shtëpia e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili pak javë më parë mundi koronavirusin.

E fejuara e tij, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është bërë i ditur nga Downing Street që pohon se vogëlushi erdhi në jetë në një spital të Londrës.

Mamaja dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. Johnson u rikthye në punë këtë të hënë, një muaj pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, infeksion i cili tha se i rrezikoi jetën.

https://a2news.com/2020/04/23/infermierja-qe-qendroi-prane-kryeministrit-johnson-ishte-nje-pacient-si-gjithe-te-tjeret/

Edhe Symonds pati simptoma koronavirusi, por u shërua shpejt dhe nuk pati probleme të mëdha shëndetësore. Ata po jetojnë së bashku në Downing Street që kur Johnson u bë kryeministër, në korrik të vitit të kaluar, dhe njoftuan në shkurt se po prisnin fëmijën e parë të tyre.

Johnson dhe Symonds janë çifti i parë i pamartuar që është zhvendosur të jetojë në rezidencën kryeministrore të Mbretërisë së Bashkuar. Politikanë të ndryshëm dërguan urimet e tyre më të përzemërta për anëtarin e ri të familjes Johnson.

https://a2news.com/2020/04/27/johnson-rikthehet-ne-pune-ka-progres-por-ende-heret-per-lehtesim-te-kufizimeve/

Shefi i qeverisë së Londrës, i cili refuzon të tregojë sa fëmijë ka në total, ishte i martuar më përpara me Marina Wheeler, dhe kanë 4 fëmijë së bashku. Ka pasur spekulime se ndarja e tyre ka ndodhur për një lidhje jashtëmartesore të Johnson. Ai ka pasur dhe një martesë tjetër me Allegra Mostyn-Owen, e cila u anulua në vitin 1993. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos