Zjarri iu merr jetën 38 punëtorëve në një kantier ndërtimi

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 16:51 | Bota
Zjarri iu merr jetën 38 punëtorëve në një kantier

Një vatër zjarri që u regjistrua në një kantier ndërtimi në Korenë e Jugut, iu mori jetën 38 punëtorëve si dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Zjarri përfshiu kantierin ndërsa punëtorët ishin duke ndërtuar një magazinë në qytetin e Icheon, që ndodhet rreth 80 km në juglindje të Seulit.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se flakët u përhapën me një shpejtësi shpërthyese në një kohë kur qindra punëtorë po punonin në katin e nëndheshëm të ndërtesës.

Mbi 410 persona u angazhuan për fikjen e zjarrit, 335 prej të cilëve ishin zjarrfikës, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të fillimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos