Fëmijët në kopësht - Gruaja qëllon me thikë bashkëshortin e saj gjyqtar dhe e djeg me vaj të nxehtë, më pas hidhet nga kati i tretë

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 17:47 | Bota

Një krim i rëndë në familje ka tronditur qytezën e Kadıköy, ku një grua e quajtur Hande Arslan, e cila u përlesh me burrin e saj, Necmi Arslan, fillimisht e goditi atë me thikë dhe më pas e dogji duke i hedhur vaj të nxehtë.

Pas kryerjes së krimit horror, autorja në kushte të rënduara psikologjike, u hodh nga kati i tretë i banesës së tyre. Bashkëshorti gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja vdiq pasi mbërriti në spital.

Teksa fëmijët e çiftit ishin në kopsht, mes Hande Arslan dhe bashkëshortit të saj Necmi Arslan shpërtheu një debat për një arsye të paqartë.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e policisë dhe hetuesit shkuan në vendin e ngjarjes, ku pasi konstatuan të plagosurën rëndë në tokë, e nisën atë në spital, ndërsa më pas shqyen derën e banesës ku banonte çifti dhe dy fëmijët e tyre, ku gjeti viktimën tjetër.

Në kamerat e sigurisë u pasqyruan momentet kur Hande Arslan u hodh nga ballkoni pasi goditi me thikë bashkëshortin e saj gjyqtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos