Në ditën e parë të shkollës, rreth 60 fëmijë shqiptarë nuk patën mundësi të ulen në banka pasi kanë mbetur të burgosur në kampin Al Hawl në Siri.
Familjet e tyre protestuan para kryeministrisë për t’i bërë thirrje shtetit që të riatdhesojë shqiptarët e mbetur në kamp.
Ndonëse protestat nuk lejohen dhe policia kërkoi shpërndarjen e saj të pranishmit nuk ndaluan së kërkuari një përgjigje.
20 familje shqiptare, nëna dhe fëmijë, prej 3 vitesh kërkojnë riatdhesimin e tyre në Shqipëri. Ndonëse është premtuar se do bëhet diçka për rikthimin e tyre në shtëpi deri më tani nuk ka asnjë hap konkret. (A2 Televizion)