Protesta e naftëtarëve në Ballsh, punëtorët përplasen fizikisht me policinë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 12:11 | Aktualitet
Protesta e naftëtarëve në Ballsh, punëtorët

Është përshkallëzuar, në një përleshje me forcat e policisë dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë, protesta e naftëtarëve të uzinës së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata janë mbledhur para dyerve të uzinës, pasi nuk ka asnjë reagim as nga kompania, por as nga Ministria e Energjitikës, që nuk e mbajtën premtimin për pagat dhe rifillimin e punës.

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj, ka dalë në një deklaratë përpara naftëtarëve dhe me një mesazh drejtuar administratorëve të uzinës dhe ministres së Energjitikës, në mbrojtje të uzinës dhe jetës së komunitetit.

Ndërkohë, naftëtarët janë përplasur fizikisht me policinë dhe kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë, por janë sprapsur. Tensionet janë shtuar me ardhjen e forcave speciale me skafandra dhe ka pasur përplasje fizike mes tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos