Fëmijët përballë ligjit, të pambrojtur e të patrajtuar mirë, të njëjtat rekomandime prej 30 vitesh

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 15:05 | Aktualitet
Fëmijët përballë ligjit, të pambrojtur e të

Rreth 21 të mitur po vuajnë heqjen e përkohshme të lirisë në burgun e Kavajës. Ndërkohë dhjetra të tjerë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme dhe trajtimit jo të duhur nga ana e Policisë së Shtetit.

 Arrestime jo korrekte, mbajtje për një kohë të gjatë në ambientet e paragurgimit, moskontakti me prindërit dhe psikologët, janë disa nga shqetësimet që Avokati i Popullit ka ngritur ndaj strukturave ligjzbatyuese.

“Në protesta fëmijët dhunohen, dhomat e sigurisë jashtë standarteve, punonjësit e policisë nuk telefonojnë prindërit për ti thënë që fëmija jot po shoqërohet.”, u shpreh Ballanca.

Këto probleme janë të mbartura ndër vite dhe ende duket se nuk po gjendet vullneti i duhur për hartimin e një karte për të drejtat e fëmijëve.

“Kam 30 vite që them të njejtat gjëra. Kartën e të drejtave të fëmijëve dhe një regjistër e bëjmë për një orë në kafe, s’ka pse zgjaten burokracitë.”, shprehet Vasilika Hysi.

Ndërkohë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme, pranohen problematikat duke argumentuar se punonjësit e policisë së burgjeve punojnë në kushte jo të përshtatshme pune, ndërsa për policinë e shtetit duhet të ketë edhe seanca terapie nga psikologët për kontrollin e emocioneve në një aksion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos