Kisha katolike 150-vjeçare e Shën Simonit në Gllasgou të Skocisë është shkrumbuar totalisht nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.
Banorët që jetonin pranë kishës u evakuuan menjëherë, ndërsa të tjerëve iu kërkua që të mbanin të mbyllura dyert dhe dritaret.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, kisha historike duket e përfshirë tërësisht nga flakët, që nisën fillimisht në çati.
“Kisha historike u zhduk brenda 30 minuta”, tha një banor vendas. Ndërkohë, zjarrfikësit ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët që mos të përhapeshin në banesat aty pranë, ndërsa arritën të shpëtojnë edhe një person. (A2 Televizion)