Fëmijët, pozitivë me koronavirus, s’mbajnë maskë, nëna i dhunon

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 19:48 | Bota
Fëmijët, pozitivë me koronavirus, s’mbajnë maskë,

Të bindësh fëmijët të mbajnë maskë është një sfidë më vete, por një nënë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka ekzagjeruar me fëmijët e saj, të cilët kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Michelle Boone , 32 vjeç, u arrestua nga policia, pasi goditi me grushte e shkelma fëmijët e saj, ndërsa u përpoq ta mbyste njërin prej tyre, pasi sipas saj, nuk pranonin të mbanin maskë. 32-vjeçarja ishte e varur nga alkooli.

Ajo u akuzua për abuzim dhe sulm ndaj të miturve, si dhe rezistencë ndaj policisë, megjithatë u lirua me kusht pasi pagoi 4 mijë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos