
Të paktën 100 persona janë raportuar të vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur të shtunën në dy fshatra në Niger.
Një zyrtar vendas ka thënë se një numër i madh terroristësh, të cilët lëviznin me motoçikleta, kanë sulmuar fshatarët barbarisht.
Sulmi ndodhi në ditën kur u publikuan rezultatet paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Niger, të cilat i japin fitoren ish-ministrit të Jashtëm, Mohamed Bazoum.
Kohët e fundit, shumë sulme, të cilat janë marrë përsipër nga grupi terrorist i Boko Haram, kanë ndodhur në Nigeri, më i fundit ishte më 12 dhjetor kur u vranë 28 persona. (A2 Televizion)