Fëmijët ukrainas të deportuar nga pushtuesi rus bashkohen me prindërit

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 13:28 | Bota

Shtatëmbëdhjetë fëmijë ukrainas të deportuar nga autoritetet ruse janë bashkuar me prindërit e tyre. Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihet një djalë i vogël, i cili zbret nga një autobus dhe takon i përmallur të atin.

Të gjithë fëmijët që u ribashkuan me familjarët ishin deportuar nga rajonet e Kherson-in dhe Kharkiv-it dhe ishin dërguar në territore të pushtuara, sipas mediave ukrainase.

Sipas deklaratave të qeverisë ukrainase, të paktën 16 mijë fëmijë janë deportuar nga Ukraina prej pushtuesit rus.

Nga ana tjetër, Rusia i ka mohuar akuzat duke shtuar se njerëzit në fakt po evakuohen vullnetarisht. Disa ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshoi një urdhërarresti për presidentin rus, Vladimir Putin, për krime lufte, sa i përket zhvendosjes së paligjshme të fëmijëve ukrainas. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/17/deportimi-i-femijeve-ukrainas-gjykata-nderkombetare-e-krimeve-leshon-urdher-arrest-per-putinin/
https://a2news.com/2023/03/17/gjykata-nderkombetare-penale-leshoi-urdher-arresti-putin-moska-se-njeh-juridiksionin-e-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos