
Sikur të mos mjaftojnë mundimet dhe pamundësia ekonomike, fermerët e vegjël në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit janë goditur së fundmi edhe nga kapriçot e natyrës.
Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh në formë breshëri që të dëmtohet një pjesë e konsiderueshme e të mbjellave të banorëve të kësaj zone.
Pemët frutore, perimet si dhe gruri kanë pësuar dëme më të mëdha. Me sytë nga shteti, këta banorë shpresojnë të kompensohen për dëmet e shkaktuara.
Për këtë qëllim, drejtori i bujqësisë në bashkinë e Maliqit, ka konfirmuar verifikimin e dëmeve dhe raportimin e situatës pranë Ministrisë së Bujqësisë. (A2 Televizion)