Fermerët e Devollit janë grumbulluar sërish në një nga akset kryesore rrugore, në protestën e dytë para Drejtorisë së Bujqësisë.
Fermerët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe inputeve bujqësore pasi kanë falimentuar në situatën që janë. Ata po protestojnë paqësisht duke qëndruar në njërin krah të rrugës.
Në pankartat e tyre fermerët kërkojnë më shumë vëmendje dhe të mos shikohen me bisht të syrit nga ana e qeverisë. (A2 Televizion)