Meta vlerëson protestën: Ky është populli që meriton respekt dhe përulësi. Lironi të arrestuarit

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 14:39 | Aktualitet
Meta vlerëson protestën: Ky është populli që meriton

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e qytetarëve që kundërshtojnë rritjen e çmimeve në vend, të argumentuar nga kryeministri si pasojë e luftës në Ukrainë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson pjesëmarrësit në protestë dhe thotë se meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike.

Ai bën apel për të liruar të gjithë të arrestuarit e protestës.

“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos