Fermerët e Qarkut të Beratit, të painteresuar për zgjedhjet lokale 

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 22:18 | Politikë
Fermerët e Qarkut të Beratit, të painteresuar për zgjedhjet

Thanas Kocaqi, prej 11 vitesh merret me bujqësi. Ai ka katër dynym sera në fshatin kutalli të Bashkisë Dimal, ku kultivon perime të ndryshme.

Zona e Kutallisë ka një sipërfaqe të lartë serash, por që prej vitesh vuajnë për disa probleme që bashkia duhet t’i kishte zgjidhur. Në këto kushte, Thanasi do të bojkotojë procesin zgjedhor, pasi ndihet i papërfaqësuar.

Arben Dyli, fermer dhe eksportues, thotë se nga bashkia nuk presin asnjë lloj mbështetjeje financare, por të paktën shpresojnë për ndërhyrje në infrastrukturë dhe lehtësim taksash. 

Qarku i Beratit zë një numrër të lartë fermerësh të cilët kultivojnë perime në sera, ullinj, dru frutor si dhe qumësht nga stallat blegtorale. Ndihmën më të madhe e kërkojnë nga Ministria, por në mbështetje të punës së tyre luan rol të rendësishëm edhe pushteti vendor.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos