
Nëse në Sharrë, dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësinë e vet. Kështu deklaroi nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e Kombinatit, në lidhje me inceneratorët, sipas të cilit sot Tirana është më e pastër.
“Nëse dikush ecën me 200 km/h në autostradë, çfarë duhet të bëjmë ne, të mbyllim autostradat, apo të heqim njeriun e papërgjegjshëm, që të mos ecë me 200 km/h dhe të marrë njerëzit në qafë? Ndaj, nëse në Sharrë, dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësinë e vet. Por sot Kombinati është më i pastër. Sot Tirana është më e pastër. Sot ajo reja kancerogjene nuk është aty. Sot pastrimi ndodh me 1/3-ën më pak. Fatura që unë gjeta aty mbi tavolinës, ditën e parë të punës, ishte 37 euro/ton, sot paguhet 29 euro/ton. Ajo që ne kemi mundësuar është me 1/3 e pagesës më pak se në 2011, Tirana është më e pastër, Kombinati është më i pastër dhe sot ajo reja kancerogjene nuk është më mbi kokat tona,” deklaroi ai. (A2 Televizion)