
Erion Veliaj ka ironizuar projektin e Belind Këlliçit për transformimin e Lanës, ndërsa ka folur edhe për vendimin e godinave mbi 50-vjeçare. Nuk do të ketë prishje të tyre sipas Veliajt, por verifikime për t’i riparuar.
“Ka pallate që janë ndërtuar në vitet '60 me punë vullnetare. Kur ne themi duam të bëjmë kontroll të pallateve jo për t’i prishur për të parë se çfarë duhet rregulluar që pallati të rrijë në këmbë. Nuk duam të prishim asnjë pallat. Nëse çdo qen rruge ka një çip dhe e dimë se çfarë sëmundjesh ka. Ne pas këtyre tërmeteve duhet të dimë se çfarë problemesh ka pallati?
Ju kujtohet Lana e këtyre, e gjitha e ndërtuar pa leje mbi kolektor dhe fakti që sot edhe për kundërshtarin tonë është kthyer në tundim për të bërë banjo dielli do të thotë që diçka e kemi siç duhet pavarësisht se nuk jemi tipa që lahemi në Lanë.
I patë llogaritë e Monikës? Është rastësi tha Monika, më erdhën në bankë. Si ka mundësi që llotaria e Kremlinit nuk i ra asnjërit nga ne? Kur Putini donte një mashë për Shqipërinë gjeti Monikën dhe Ilirin dhe asnjë prej nesh. Kush nuk do t’i donte 13 mijë euro çdo muaj në bankë, si ka mundësi që i bie llotaria e Kremlinit këtyre? E dini pse? Se janë shërbëtorët e tyre. Ne o shokë e provuam 40 vjet me Kremlinin, Moskën e Rusinë dhe nuk mund të hamë bukën e amerikanëve dhe të bëjmë duanë e Rusisë”. (A2 Televizion)