Fermerët: Gjelat e importit po na dëmtojnë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 15:53 | Sociale
Fermerët: Gjelat e importit po na dëmtojnë

Pas tre vitesh mungesë, është rikthyer “Panairi i gjelave të detit”, organizuar në qytetin e Peqinit.

Kjo zonë njihet në të gjithë vendin për rritjen e gjelave të detit dhe cilësinë e mishit. Sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet lokale, vetëm në rrethin e Peqinit janë mbi 42 mijë gjela deti, që janë gati për t’u shitur këtë fundvit.

Por, pavarësisht famës, cilësisë dhe numrit të lartë të gjelave, fermerët në këtë zonë ankohen se gjelat që vijnë nga importi po i dëmtojnë, pasi vijnë me çmim të ulet dhe me cilësi të dobët.

Pavarësisht kësaj konkurrence, sërish çmimi i gjelit të detit vijon të jetë i lartë për qytetarët, pasi dy javë para ditës së ndërrimit të viteve, çmimi varion në 800 lekë të reja për kilogram, peshë e gjallë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos