Fermeri nga Lushnja: Ministria nuk ka dëgjuar asnjë nga kërkesat tona

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 22:09 | Ekonomi
Fermeri nga Lushnja: Ministria nuk ka dëgjuar asnjë nga kërkesat

I ftuar përmes një lidhje Skype në A2 Business ishte dhe një fermer nga Lushnja, i cili solli opinionin e tij në lidhje me skemën e re të karburanteve të paraqitur nga qeveria dhe gjendjen në të cilën ndodhet bujqësia shqiptare sot.

Fermeri Ladi Çela mes të tjerash u shpreh se 100 litra naftë që iu siguron kjo skemë janë të papërfillshme për një fermer. Sipas tij, fermerët kanë shumë probleme të tjera të cilat përmes sindikatës ia kanë dërguar ministrisë së Bujqësisë, por që nuk kanë marrë kurrë përgjigje.

“Kam serat e mia rreth 1 hektarë ku kultivoj prej 1992 domate dhe kastravecë. Edhe po të aplikoj në këtë skemë nuk na zgjidh gjë 100 litra naftë as 200 edhe sikur pa para të ma japin. Kjo nuk i plotëson kostot e mia. Kjo është si 20% i famshëm.

“Ne i kemi bërë kërkesat tona. Asnjë nuk i ka marrë parasysh. Kemi humbje të mëdha. Qeveria pas 8 vitesh po na fal 100 litra naftë. Ne ja kemi paraqitur Çuçit të gjitha kërkesat tona që nuk i dëgjoi asnjëherë. Kemi bërë 5 kërkesa me sindikatën tonë. Bujqësia shqiptare ka arritur të jetë në nivelin më të keq, sidomos 3 vitet e fundit. Ky vit që mbyllëm ishte sezoni më i dështuar, nuk kam larë as detyrimet”, tha fermeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos