Fermerët po nxitojnë të pajisen me NIPT për të aplikuar në skemën e subvencionimit të karburantit. Të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve, tregojnë se në dhjetor u regjistruan 1071 fermerë, trefishi i fluksit të muajve të mëparshëm. Ecuri që po vijon edhe në janar, me 452 NIPT-e fermeri të reja të regjistruar në dy javët e para të vitit.

Në total, aktualisht rezultojnë 49 493 NIPT-e aktive në bujqësi, përfitues potencialë të skemës. Qeveria parashikon që kjo nismë të ndihmojë në formalizimin e sektorit, duke synuar 70 mijë fermerë të regjistruar deri në fund të vitit.

Aplikimi online do të jetë i hapur deri më 25 shkurt. Përfituesit pritet të marrin mesatarisht 70 deri në 100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë. (A2 Televizion)