Ferrari ka prezantuar makinën 296 GTB, mjetin e ri sportiv të markës së famshme italiane.
Kjo makinë, në pjesën e pasme, ka një motor V6 hibrid, në gjendje që të prodhojë 830 kuaj fuqi.
Mendohet se makina e re Ferrari mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, ndërsa për 2,9 sekonda kalon nga 0 në 100 km/h.
Çmimi i Ferrari 296 GTB do të jetë rreth 270 000 euro. (A2 Televizion)