Festa e Fitër Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 07:12 | Aktualitet
Festa e Fitër Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falen

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Ndryshe nga vitin e kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë, besimtarët u falën në sheshin "Skënderbej". Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Një ditë më parë, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.

https://a2news.com/2021/05/13/incident-ne-ceremonine-e-faljes-se-namazit-nje-person-tentoi-te-vetedigjej-me-benzine/

Po kështu, edhe liderët politikë në vend kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Festa e Fiter Bajramit vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos