Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë luten për shëndet e begati

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 10:19 | Aktualitet
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë luten për

Festa e Kurban Bajramit është festa e bashkimit, e solidaritetit dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Me këtë moto dhe besim mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin, mëngjesin e kësaj të shtune. Edhe për këtë vit, falja për besimtarët e Tiranës është bërë në Sheshin Skënderbej. Në fjalinë e tij kreu i komunitetit mysliman shqiptar Bujar Spahiu, u bëri apel të rinjve për të mos e braktisur vendin.

Orët e para të mëngjesit i gjetën besimtarët myslimanë në sheshin Skëndërbej. Festa e Kurban Bajramit nisi me faljen e madhe. Lutjet shkojnë për forcimin e familjes, solidaritetin me njëri-tjetrin, edukimin e brezave si dhe dëshirën që rinia të mos e braktisë atdheun përtej rrethanave.

https://a2news.com/video/festa-e-kurban-bajramit-ne-qytetet-e-ndryshme-te-vendit/

Rritja e çmimeve, si një fenomen global, do të ndikojë edhe tek besimtarët për Kurban Bajramin, pasi shumë shprehen se kanë kufizuar blerjet. Për shtresat në nevojë do të ketë një përkujdesje të veçantë për të gëzuar edhe ata në këtë ditë.

Besimtarët shprehen falënderues ndaj Zotit që kjo festë e rëndësishme i gjen të gëzueshëm. Këtë vit në haxhin e Mekës kanë udhëtuar 570 besimtarë shqiptarë, si një prej obligimeve më te rëndësishme që myslimanët duan ta realizojnë të paktën njëherë në jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos