Një person humbi jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur në Napoli nga të shtënat me armë zjarri dhe fishekzjarrët gjatë festimeve për fitoren e titullit kampion në Serie A.
26-vjeçari që humbi jetën u dërgua në spitalin Cardarelli në gjendje të rëndë, teksa detajet e ngjarjes janë ende duke u hetuar. Personat e tjerë u plagosën në duar si pasojë e fishekzjarreve.






Nga ana tjetër, të lënduar pati dhe në stadiumin e Udines, ku 8 persona morën ndihmën e parë pas shtyrjes së turmës, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit që lajmëroi fundin e takimit.
Kjo u raportua nga prefekti Massimo Marchesiello, i cili tha se nuk bëhet fjalë për lëndime nga përplasjet apo përleshje, por trauma nga rrëzimet e shkaktuara nga turma.
Napoli arriti një barazim 1-1 në Udine mbrëmjen e kaluar, duke u shpallur matematikisht kampion i Italisë për të tretën herë në histori, teksa kanë mbetur dhe 5 javë kampionat për t’u luajtur. (A2 Televizion)