
Me verë, gështenja dhe argëtim. Kështu ka kaluar festa e Verës në qytetin e Pogradecit. Hapja e buteve është traditë për çdo familje pogradecare, por vitet e fundit ajo ndahet në shesh me miq e vizitorë nga qytete të tjera.
Prodhuesit e verës tregojnë se kjo traditë e trashëgohet brez pas brezi ne Pogradec. Ndërsa në këtë periudhë të vitit presin miq e vizitorë për të hapur butet me verë.
Festa do të mbyllet edhe me fitues. Artistë dhe prodhues të qytetit do të shpallin verën më të mirë për këtë sezon, poezinë dhe pikturën dedikuar kësaj tradite. (A2 Televizion)