
Këshilli i Ministrave vendosi këtë të premte për rritjen e kontrollit ndaj bizneseve online me qëllim mbrojtjen e qytetarit që është klient në këto platforma. Ministrja Ibrahimaj njoftoi se qytetarët do të kenë mundësinë e kthimit të produkteve që blejnë online brenda 14 ditëve, por pa specifikuar kushtet që justifikojnë këtë veprim.
Në kushtet kur shumë biznese online veprojnë duke reklamuar dhe shitur produktet edhe përmes mediave sociale ndonëse nuk janë subjekte tatimore, A2 CNN pyeti ministren nëse ka ndërmarrë iniciativa për formalizimin e këtij tregu, në mënyrë që ta ketë atë në kontroll.
Ibrahimi shtoi se procesi i fiskalizimit do të ndihmojë dhe më shumë Ministrinë e Financave në kontrollin e sektorit online, pasi merr informacione në kohë reale mbi transaksionet që kryhen. (A2 Televizion)