“Ndihma ekonomike e pamjaftueshme për shtresat në nevojë”, Duro: I pamundur përcaktimi i minimumit jetik me ligj

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 20:25 | Ekonomi
“Ndihma ekonomike e pamjaftueshme për shtresat në

Ndihma ekonomike ndaj shtresave në nevojë është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën në Shqipëri. Kështu u shpreh eksperti për ekonominë Enton Duro në A2 Business News. Sipas tij fenomeni i varfërisë është shumë dimensional dhe lidhet edhe me aspekte të tjera përveç atyre monetare, ndërsa rendit 3 më të nevojshmet që janë rritja ekonomike, shpërndarja dhe mbrojtja sociale.

“Fenomeni i varfërisë në Shqipëri. Fenomeni është shumë dimensional lidhet me shumë aspekte të saj, privimi jo vetëm nga aspekti monetar, por edhe të tjera. Dhe në aspektin monetar që këto përkrahen me asistencë nuk është e mjaftueshme për të përballuar denjësisht jetën e një individi. Për varfërinë duhet të kemi parasysh kontekstin ku ndodhemi dhe 3 aspekte janë të nevojshme. Ç’po ndodh me rritjen ekonomike? Se kjo u jep mundësi të përfitojnë dhe kemi një 10-vjeçar që rritja ekonomike është përgjysmuar dhe kjo nuk ka shërbyer për të ndihmuar të varfrit, e dyta është rishpërndarja duhet të kemi parasysh institucionet publike që edhe pse ka përmirësim janë të pamjaftueshme për të shpërndarë në tregje këtë vlerë.  Dhe mënyra e funksionimit të mbrojtjes sociale. A funksionojnë këto? Rritja ekonomike nuk i ka shërbyer”.

Duro theksoi se varfëria është  një fenomen urban më shumë se rural dhe është e vështirë që të zgjidhet ky problem në Shqipëri. Ai tha se inflacioni ndikon te shtresat në nevojë.

“Inflacioni ka pasoja, ende jemi në nivel inflacioni të rritur, por brenda objektivit të Bankës Qendrore. Rritje e çmimeve në shtresat në nevojë. Bazuar te shporta e konsumit në momente krize kjo përfaqësi deri diku bie. Për të ruajtur konsumin e nevojave bazë, bëjnë edhe një kalim nga mallra luksi te mallra të domosdoshme”.

I pyetur se përse nuk përcaktohet me ligj minimumi jetik Duro theksoi se kjo është e pamundur pasi do të ishte rreth 40% e buxhetit të shtetit.

“Nëse marrim referencat e Avokatit të Popullit që ka nxjerrë studim para disa vitesh që minimumi jetik duhet të jetë 16 mijë lekë të reja, ku 710 për nevoja ushqimore. Kjo është e papërballueshme nga buxheti i shtetit. Mungesa e privimit në kushte minimale edhe qeveritë duhet të përballeshin me këtë fenomen. Buxheti i shtetit në terma bruto është 40% dhe është i lartë, ka një pamundësi. Politikat duhen studiuar dhe parë dhe nëse nga njëra anë kemi pamundësi reale për buxhetin e shtetit për të ndihmuar me elementë plus ka një gjë shumë të mirë që mund të bëjë qeveria që  është mirëmenaxhimi i Financave publike dhe kjo do të sjellë kushte përmirësuese në buxhetin e shtetit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos