
Nesër, Komisioni Europian do të publikojë bllokun e këshillave shëndetësore për vendet, mbi festat e fundvitit.
Ajo që vihet re nga gazetarët e huaj është këshillimi që do iu bëhet shteteve që të mos lejojnë mbajtjen e meshës për Krishtlindjen. Një grumbullim i masës do të përbënte rrezik për një përhapje më të madhe të virusit, citojnë mediat e huaja.
Në këto kushte, sugjerohet mosvajtja në ceremoni të tilla, por transmetimi i tyre online, në televizion apo radio.
Si gjithmonë, Komisioni Europian shton se vendimi në lidhje me këtë çështje i takon secilit prej vendeve anëtare. (A2 Televizion)