
Katërmbëdhjetë persona janë shpallur fajtorë si bashkëpunëtorë në sulmet terroriste në Francë në 2015, përfshirë edhe sulmin ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.
Njëmbëdhjetë nga njerëzit e dënuar ishin në gjykatë për vendimet, ndërsa tre të tjerët u gjykuan në mungesë. Besohet se këta të tre u drejtuan për në Sirinë veriore pas sulmeve, megjithëse raportet thonë që dy prej tyre u vranë më pas, gjatë sulmeve bombarduese kundër forcave të Shtetit Islamik.
17 persona u vranë gjatë sulmeve në zyrat e Charlie Hebdo dhe një sulmi në supermarketin hebre në janar të 2015-ës në Francë.
Të tre sulmuesit, vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe Amedy Coulibaly, u vranë nga policia. Ata të gjithë pretenduan besnikëri ndaj Shtetit Islamik. (A2 Televizion)