Festat problematike në Francë, vazhdon kaosi në qarkullim, njerëzit të bllokuar

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 14:57 | Bota
Festat problematike në Francë, vazhdon kaosi në qarkullim,

Problemet në qarkullim do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme në Francë, ndërsa greva mbarëkombëtare kundër reformës në pensione nuk ndalet. 6 linja metrosh do të qëndrojnë të mbyllura të hënën, e gjithashtu shërbimi hekurudhor do të jetë i prekur rëndë, ku në Paris vetëm 1 nga 5 trenat rajonale do të operojë.

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon pauzë të grevës që ka paralizuar Francën prej disa javësh, me rastin e Krishtlindjeve.

“Aksioni është i justifikueshëm dhe mbrohet nga Kushtetuta, por mendoj se ka momente në jetën e një kombi kur është mirë të bëjmë një pauzë në respekt të familjeve dhe jetës familjare”, deklaroi presidenti francez.  

https://a2news.com/2019/12/17/reforma-ne-pensione-vijon-kaosi-ne-france-transporti-i-paralizuar/

Kompania kombëtare e hekurudhave bëri një hap prapa sa i përket planeve për të anuluar një shërbim popullor që lejon fëmijët të udhëtojnë vetëm gjatë Krishtlindjeve.

Kompania tha më herët se do ta anulonte shërbimin e trenit për të miturit nga 4 deri në 14 vjeç te cilët shoqërohen nga një monitor, por ajo u detyrua të tërhiqte vendimin pas reagimeve të ashpra të prindërve që duhej të takonin fëmijët për festat.

Të shumtë janë qytetarët francezë që e kanë gjetur veten të bllokuar në prag te festive për shkak të anulimit të shërbimit të trenave, bllokimit të rrugëve dhe anulimit të qindra fluturimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos