Në Balmoral, qyteza që nuk ekziston më prej zjarrit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 13:08 | Bota

Australia ka kohë që po vuan një verë me temperatura rekord, duke sjellë zjarre shkatërruese në disa zona të saj. Janë mbi 200 të tilla që po rrezikojnë jo vetëm ekonominë shtetit por edhe jetën e shumë banorëve, në një territor të shkrumbuar që tejkalon 460 mijë hektarët.

Qyteza e Balmoral, në shtetin australian të Uellsit të Ri, është një nga dëshmitë e shkatërrimit, ku dhjetëra shtëpi janë djegur plotësisht, dhe banorët e tjerë po vendosin të braktisin zonën, nga momenti që e ardhmja e tyre duket e zymtë .

“Jemi një komunitet që merret me bujqësi, por sot 90% i tokave është djegur totalisht”, thotë një prej banorëve.

https://a2news.com/2019/12/21/australia-ne-alarm-zjarre-katastrofike-dhe-temperatura-mbi-40-grade/

Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka ndërprerë udhëtimet e tij zyrtare për të monitoruar nga afër situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos