Pesë persona dënohen me vdekje për vrasjen e gazetarit saudit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 11:16 | Bota
Pesë persona dënohen me vdekje për vrasjen e gazetarit saudit

Një Gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona, të shpallur fajtor për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar. Khashoggi, kritik i zellshëm i qeverisë saudite, u vra brenda ambasadës së Mbretërisë në Stamboll nga një grup agjentësh saudit.

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite tha se vrasje kishte ndodhur për shkak të një operacioni “të paautorizuar”, duke dërguar për gjykim 11 persona

Një ekspert i Organizagtës së Kombeve të Bashkuara kërkoi dhe hetimin e princit të kurorës, Mohamed Bin Salman, lidhur me ekzekutimin e Kashoggi-t. Princi mohon çdo përfshirje dhe pretendohet se agjentët sekret kanë vepruar pa dijeni të autoriteteve.

Khashoggi, i cili shkruante edhe për “Washington Post”, ishte kritik veçanërisht ndaj politikave të Mohammed bin Salman. Prokurori tha se nën hetim kishte qenë edhe ish-këshilltari i oborrit Saud al-Qahtani, por ndaj tij nuk ishin gjetur prova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos