
Tregu i gjësë së gjallë në Kukës në prag të festave të fund vitit më shumë ka vizitorë se sa blerës. Çmimet e bagëtive kanë ardhur në rritje, por edhe kostoja për mbarështimin e tyre është rritur duke sjellë edhe rënien e fuqisë blerëse. Tregtarët thonë se në krahasim me vitet e tjera këtë viti tregu është dobët kjo për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe largimeve të shumta të popullsisë.
Në kushte kur edhe të rinjtë e kanë braktisur zonën dhe ato qe kanë mbetur nuk merren me bujqësi e blegtori.
Blegtorët nga Hasi dhe Kukësi shprehen se mungesa edhe e fuqisë blerëse dhe kostot e lartë të mbarështimit ka bërë që ata të ulin ndjeshëm numrin e bagëtive.
Edhe pse produktet e mishit të zonës së Kukësit dhe Hasit janë me cilësi të lartë për shkak të pozitës gjeografike, duket se me këto ritme dhe kushte nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të ketë me bagëti.
Nga një zonë që zinte vendin e parë për numër krerësh në blegtori, po zbret në vendin e fundit për shkak të braktisjes masive të fshatrave dhe mungesës së fuqisë punëtore. (A2 Televizion)