Festime madhështore për “Ditën e Diellit” në Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 18:55 | Bota

Mijëra qytetarë të Koresë së Veriut mbushën sheshet dhe ngjitën një kodër në Penian për të shënuar 109 vjetorin e ditëlindjes së themeluesit të vendit, Kim Il Sung.

Ajo që ra në sy në këtë aktivitet madhështor ishte se të pranishmit mbanin të gjithë maska, ndonëse lideri Kim Jong Un vijon të përsëris së në vend nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Gjyshi i Kim Jong Un lindi 109 vjet më parë dhe 15 prilli është një nga festat më të rëndësishme të vendit komunist e njohur ndryshe si Dita e Diellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos