Moska reagon pas sanksioneve: SHBA do të paguajë një çmim

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:50 | Bota
Moska reagon pas sanksioneve: SHBA do të paguajë një çmim

Nuk ka vonuar reagimi i Moskës për masat e Shtëpisë së Bardhë ndaj diplomatëve dhe sipërmarrjeve ruse në SHBA. Ministria e Jashtme tha se ishte e paevitueshme që Rusia do të kundërpërgjigjej.

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi se kishin thirrur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë, për bisedime të ashpra, siç i cilësoi. 

https://a2news.com/2021/04/16/biden-i-drejtohet-putinit-jemi-te-gatshem-te-zbusim-tensionet/

“Reagimi ndaj sanksioneve do të jetë i paevitueshëm. Uashingtoni duhet të kuptojë që do të paguajë një çmim për cenimin e marrëdhënieve dypalëshe, SHBA-ja është plotësisht përgjegjëse për atë që po ndodh. Dua t’ju njoftojë që Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorin amerikan ne Moskë. Bisedimet do të jenë të parehatshme për palën amerikane”, deklaroi ajo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/sulmet-kibernetike-shba-sanksionon-rusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos